Babai i të dyshuarit për plagosjen në Shkodër apel të birit të dorëzohet

Babai i të dyshuarit për plagosjen në Shkodër apel të birit të dorëzohet

Arben Hasanaj, babai i të dyshuarit kryesor të atentatit ndaj Mentor Hasanajt, i ka bërë thirrje publike djalit të tij që të dorëzohet në polici.

Arben Hasanaj, ish-polic, deklaroi se do të bashkëpunojë me policinë për kapjen e djalit të tij dhe zbardhjen e ngjarjes.

“Të dorëzohet në emrin tim. Do e përkrah do e mbështes e ta mbaj afër.  I lutem me mish e me shpirt gjithkujt që e njeh dhe e dikton djalin tim të më njoftojë,” u shpreh i prekur Hasanaj.

Ai tha se me familjen e të plagosurve nuk kanë pasur konflikte dhe nuk e di se përse djali i tij mund t’i ketë plagosur.

Prej disa ditësh, policia e Shkodrës dyshon se 19-vjeçari, Ilirian Hasanaj, ka qenë autori i plagosjes së  Xhelal dhe Mentor Hasanajt, të dielën 11 tetor.

Pasditen e së dielës, Xhelal dhe Mentor Hasanaj u plagosën me armë zjarri. Bashkë me to ka qenë dhe bashkëshortja e Mentorit, e cila ka shpëtuar pa u lënduar.

Mentor Hasanaj u transportua drejt spitalit të Tiranës, pasi gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë, ndërsa Xhelali po trajtohet në Spitalin e Shkodrës.

Mentor Hasanaj është Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>