Bajden do të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Nga Exit News
Bajden do të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Antony Blinken, i nominuari i Presidentit të zgjedhur Xho Bajden për të kryesuar Departamentin e Shtetit, ka deklaruar se administrata e re e SHBA do të ndihmojë Kosovën dhe Serbinë të ecin përpara.

Blinken mbështeti punën e administratës së Tramp në disa çështje, përfshirë punën e Richard Grenell për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë.

Blinken ndoqi një seancë konfirmimi me Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit dhe gjatë seancës në përgjigje të pyetjeve të senatorit Ron Johnson tha:

“Ju përmendët punën për Kosovën dhe Serbinë, edhe unë e përshëndes atë. Presidenti i zgjedhur, siç e dini, kaloi shumë kohë në ato vende në të kaluarën, dhe unë mendoj se ai ndan bindjet tuaja se ka gjëra që mund të bëjmë për të ndihmuar Kosovën përpara, dhe gjithashtu të çojmë Serbinë përpara”.

Në shtator të vitit 2020, Kosova dhe Serbia nënshkruan premtime në Shtëpinë e Bardhë për të normalizuar marrëdhëniet ekonomike midis tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>