Balla: Do t’i drejtohemi Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese

Balla: Do t’i drejtohemi Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese

Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm i PS, lajmëroi se shumica socialiste do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

“Kemi marrë iniciativën për të zgjeruar hetimin për shkeljet kushtetuese të presidentit Meta. Do t’i drejtohemi Komisionit të Venecias për ngërçin që është krijuar për Gjykatën Kushtetuese. Më mirë një Gjykatë Kushtetuese me 4 anëtarë, se sa gjithmonë me shejtanin brenda” , tha Balla në një dalje për mediat sot.

Balla fajësoi Presidenti për krijimin e ngërçit në GJK. Ai tha  se “Jemi në një situatë konflikti të panevojshëm kronik, të krijuar nga Presidenti në përpjekje për të penguar reformën në drejtësi”.

Balla u shpreh se “askush nuk mund të rrijë në detyrë në kundërshtim flagrant me kushtetutën, sikundër është dhe sjellja e zonjës Xhaferllari, e cila është një dekret i paligjshëm nga ana e Presidentit”.

Pak më parë, Komisioni i Venecias tha për News24, se do të shqyrtonte çdo kërkesë që do t’i drejtohej për zgjidhjen e krizës në Gjykatën Kushtetuese.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>