
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dorëzoi të mërkurën në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty.
Qëllimi i këtij komisioni është të analizojë raportin e Marty dhe rolin e disa politikanëve shqiptarë në aktivitetin e UÇK në Shqipëri.
Ky komision do të zgjasë 3 muaj dhe do të dalë me një raport përfundimtar në lidhje më çështjet e mësipërme.
Propozimi erdhi pas debatave mes kryeminisrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha mbi raportin e Dick Marty.