Balla: Duam t’i japim vendit një president të denjë

Nga Exit News
Balla: Duam t’i japim vendit një president të denjë

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se nisja e procedurave për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta do t’i sjellë dinjitet këtij institucioni.

Gjatë fjalës së tij, Balla tha se kjo nuk është përpjekje për të kapur këtë institucion.

“Ne duam të gjithë së bashku, që Shqipëria të ketë një president mbi palët. Një president që të punojë me të gjitha forcat politike dhe në çuarjen përpara të Shqipërisë në BE.”, shtoi ai.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste depozitoi në Kuvend me 3 maj kërkesën për të nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në kërkesën depozituar në Kuvend, ata e akuzojnë Presidentin Meta për shkelje të Kushtetutës, kapërcim të detyrave kushtetuese të tij, ndërhyrje në zgjedhje. Për të lexuar më shumë mbi argumentet e PS klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>