Balla kërkon përjashtimin e gjyqtares Hajdari nga çështja e CEZ-it

Nga Exit News
Balla kërkon përjashtimin e gjyqtares Hajdari nga çështja e CEZ-it

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka kërkuar largimin e gjyqtares Fatmira Hajdari nga trupa gjykuese e çështjes së privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSHEE). Në një letër dërguar Kuvendit, Zoti Balla arsyeton se Zonja Hajdari ka miqësi të afërt me personat e përfshirë në gjykim, ndaj duhet të largohet.

Më 7 shkurt, Kuvendi apeloi vendimin e 24 janarit të Gjykatës së Tiranës, për mbylljen e çështjes për privatizimin e OSSHEE-së tek kompania çeke CEZ.

Më 27 dhjetor 2019, kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i kërkoi Gjykatës së Tiranës shpallje të moskompetencës për gjykimin e çështjes dhe kalimin e saj SPAK-ut. Por, kërkesa nuk u pranua dhe Gjykata e Tiranës mbylli çështjen me arsyetimin se nuk u gjetën “elementë të veprës penale”.

Sipas socialistëve privatizimi i OSSHE shkaktoi 400 milione euro dëm shtetit shqiptar. Për këtë arsye, në vitin 2016, Kuvendi ngriti komision hetimor për këtë çeshtje.

Kontrata me kompaninë çeke u prish nga qeveria Rama në vitin 2014, e cila ra dakord të mos shkonte në arbitrazh por t’i paguante CEZ-it rreth 100 milionë euro dëmshpërblim. Opozita e akuzoi Kryeministrin se i kishte falur kompanisë borxhet që ajo ishte zotuar të shlyente duke sjellë një dëm prej rreth 650 milionë eurosh.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>