Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se parlamenti do të votojë Kodin e ri Zgjedhor.
Në një deklaratë për shtyp, Balla e akuzoi presidentin Meta se me kërkesën drejtuar Komisionit të Venecias po përpiqet të ndalojë zgjedhjet e 25 prillit.
“Komisioni ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta, për kodin e ri zgjedhor. Në këtë mënyrë i hapet rrugë votimit të kodit zgjedhor. Dujet të refuzohet përpjekja e Ilir Metës për ta futur vendin në një spirale të rrezikshme. Ilir Meta me ketë dekret nuk ka pasur për qëllim përmirësimin e kuadrit ligjor, por pozicioni i tij ekstremist ka qënë sa votimii dhe çdo gjë për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve normale të 25 prillit.”
Në lidhje me opinionin e Komisionit të venecias, Balla tha se ai do të diskutohet pas zgjedhjeve të 25 prillit.
“Komisioni i Venecias është i mirëpritur të sjellë një opinion të pjekur, i cili do të dikutohet nga të gjitha forcat politike pas 25 prillit. Nuk kemi kohë për të humbur dhe për të hyrë në një aventurë, por sic edhe e dini zbatimi i ligjit zgjedhor kërkon kohën e vet. Institucionet kërkojnë kohën e tyre, dhe tani që kemi një kod zgjedhor që qytetarët do të votojnë për partitë dhe për kandidatët. Nuk kemi kohë që KQZ e re të përgatisë procesin zgjedhore.”
Më herët, Komisioni i Ligjeve rrëzoi me 15 vota pro dhe 2 kundër dekretin e Presidentit Meta për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.