Kreu i grupit parlamantar socialist Taulant Balla tha se pavarësisht shkeljeve të kushtetutës që presidenti Meta ka bërë, PS nuk e shkarkon atë pasi respekton rekomandimin e Komisionit të Venecias.
Duke folur në parlament Balla tha se raporti i komisioni hetimor vërtetoi atë që PS ka thënë prej kohësh, se presidenti ka kryer shkelje kur anuloi zgjedhjet dhe nuk zbatoi detyrimet kushtetuese për emërimet në kushtetuese. Madje sipas tij, ‘as vetë Meta s’ka pas dyshim se ka shkel Kushtetutën.’
Por Balla tha se:
“Arsyeja e mosshkarkimit të Metës sot është se ne besojmë në ndarjen e pushteteve. Këto shkelje jo domosdoshmërisht çojnë në shkarkimin e presidentit.”
Të hënën, kuvendi miratoi me 78 vota pro dhe 17 vota kundra, raportin e komisionit hetimor që rekomandonte mos shkarkimin e presidentit Ilir Meta.