
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla njoftoi se ka përfunduar rikonstruksioni i Nënstacionit Elektrik të Librazhdit.
Përmes një statusi në Facebook, Balla shkruan se ky nënstacion ka garanci 40 vjeçare dhe kapacitet 110/20KV 40-50 MVA, i cili përballon plotësisht nevojat e Librazhdit.
“Vlera e investimit të OSHEE është 1.5 milionë dollarë duke garantuar nivel të mirë dhe stabël tensioni sipas standardeve të Bashkimit Europian🇦🇱🇪🇺 Nënstacioni i vjetër ishte ndërtuar në vitin 1967”, shkruan Balla