Balla: Nuk e kuptoj fare propozimin e Hajdarit për listat e hapura

Nga Exit News
Balla: Nuk e kuptoj fare propozimin e Hajdarit për listat e hapura

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla e quajti ‘të pakuptueshëm’ propozimin e Rudina Hajdarit për listat e hapura, dhe i bëri thirrje opozitës të mbështesë propozimin e PS-së.

Duke folur gjatë seancës parlamentare, Balla u shpreh se nuk ka kuptuar asnjë nga propozimi i Hajdarit.

Në mbrojtje të propozimit të PS-së për listat e hapura, Balla tha se PS ka marrë modelet më të mira të Europës dhe se nuk kanë shpikur asnjë gjë të re:

“Dini gjë se kemi shpikur ndonjë sistem ‘Kaç Islami’ këtu? Kemi marrë modelet më të mira të Europës. Austria është vend diktatorial që ka këtë sistem? Danimarka mos është gjë vend diktatorial se ne e marrim për model. Kroacia?”

Balla theksoi se ‘shqiptarët nuk gabojnë kurrë me votën’ dhe i kanë shumë të qartë idetë se për kë votojnë:

‘Nëse populli i qarkut të Elbasanit do më japë mua 0 vota dhe të vij në Parlament, kjo nuk ndodh.Shqiptarët nuk gabojnë kurrë me votën. Lërini llogaritjet matematike. Ça e dini popullin ju?!”

Ai i bëri thirrje opozitës parlamentare që të votojë sa më parë Kodin Zgjedhor me ndryshimet e reja.

Siç Exit News ka sqaruar më parë, propozimi i PS-së për ‘listat e hapura’ është praktikisht sistem me lista të mbyllura. Ai krijon vetëm një mundësi të vogël që ndonjë ndonjë kandidat shumë popullor që nuk behet dot deputet sipas renditjes së partisë të bëhet duke zëvendësuar fituesin e fundit nga lista e partisë.

Për të mësuar më shumë për propozimin e PS-së, lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>