Sot, pas mbledhjes së kryesisë së PS, kryetari i grupti parlamentar Taulant Balla sqaroi se zgjedhjet e përgjithshme në vend do të mbahen në qershor 2021.
“Në 30 qershor të vitit 2021 afat në të cilin planifikojmë edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, kështu që unë do bie rehat për këtë pyetje për 13 muaj”, ju përgjigjë Balla pyetjeve të gazetarëve mbi zgjedhjet e parakohshme.
Të njëjtin qendrim, Balla e mbajti edhe në fillim të shkurtit. Ai përmes një postimi në facebook tha se nuk ka asnjë marrëveshje mes shumicës dhe opozitës për zgjedhje të parakohshme.
Zgjedhjet e parakohshme kanë qënë një kërkesë e vazhdueshme e opozitës.
Pyetur për zgjedhjet lokale të pjesshme, Balla u përgjigj se i takon presidentit të nisë procedurat pët zgjedhjet lokale:
“Presidenti ka qenë dhe mbetet në moszbatim të detyrave kushtetuese që ka.
Zoti president është vënë në dijeni nga institucionet përkatës për vakancën e krijuar, është presidenti që duhet të zgjodhet dhe të respektojë kushtetutën.”