Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi para gazetarëve të premten se Kongresi i PS-së do të jetë fillesa e riorganizimit të strukturave PS-së në funksion të zgjedhejve vendore.
Duke folur për temat që do të trajetohen në kongres, ai foli për një pjesë që “lidhet me procesin e thellë të analizës dhe riorganizimit të plotë të strukturës së PS në të gjithë territorin, në të gjitha nivelet, nga ai bazë në të gjitha nivelet e tjera”.
Balla shtoi se PS-së në zgjedhet e kaluara ky proces analize i ka munguar, ndërkohë që këtë vit ajo do ‘ti kushtojë kohë e rëndësi të veçantë.
“Procesi fillon nga 15 qershori e deri më 15 janar 2022, për të garantuar që në pranverën e 2022 e gjithë struktura e PS-së t’i përgjigjet pritshmërisë së kryetarit Rama dhe gjithë kolegëve të tjerë, që jemi drejtues rajonalë të PS, në përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 2023”,u shpreh Balla.
Kongresi i PS-së zhvillohet të shtunën, 12 qershor, një ditë para zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD-së të dielën.