Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehet se qeveria ka dyfishuar numrin e të punësuarve në Elbasan gjatë këtyre 8 viteve të fundit.
Balla kërkoi mandatin e tretë gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në Elbasan sepse siç tha ai “kemi shumë projekte të mëdha”.
Dy premtimet kryesore që ai bëri për Elbasanin deri në vitin 2025 janë ndërtimi i një bypass-i dhe linja hekurudhore.
“Do kalojmë në Parlament projektin e madh të kanaleve të zeza. Ajo që ne duhet të transformojmë është kalaja e Elbasanit, që është kalaja më e madhe fushore në Ballkan”, tha ndër të tjera Balla.