Balla vlerëson depolitizimin e administrimit të zgjedhjeve thelb të reformës

Nga Exit News
Balla vlerëson depolitizimin e administrimit të zgjedhjeve thelb të reformës

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla është shprehur se thelbi i reformës zgjedhore do të jetë depolitizimi administrimit dhe komisioneve me trupë apartiake.

Zoti Balla u shpreh rreth reformës zgjedhore në studion e emisionit Opinion në News24. Fillimisht ai vlerësoi momentin dhe marrëveshjen e arritur me opozitën për të dialoguar reformën jashtë parlamentit. Më pas tregoi për disa detaje që parashikohen nga diskutimet:

“Kemi një moment të cilin duhet ta shfrytëzojmë, koha e përcaktuar është 15 marsi dhe ky afat ku ne duhet ta kemi miratuar fazën e parë të reformës zgjedhore që lidhet me transpozimin e të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR në amendamente të kodit.”

Deputeti socialist iu shmang pyetjeve nëse qeveria kishte kohë që e diskutonte marrëveshjen e arritur me opozitën.

“Nuk është e rëndësishme për shqiptarët se si u arrit marrëveshja por thelbi. Jemi shumë pranë, një hapi shumë vital për të hequr dorë nga sistemi i vjetër i mënyrës së administrimit të zgjedhjeve. Themeli i kësaj reforme është depolitizimi i komisioneve zgjedhore. KQZ nuk do të jetë më një monopol administrimi partiak. Është propozim i ekspertëve.”

Zoti Balla tha se ndryshime pritet të bëhen në:

  • formulën se si funksionon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
  • qasja në sponsporizimin në media dhe reklama televizive.
  • mënyra e ankimimit të partive
  • depolitizimin e procesit dhe në administrimin e tij.

Për pikën e fundit, kryetari i grupit parlamentar socialist argumentoi se situatat e bllokimit apo përplasjeve për zgjedhjet nuk ndodhin në BE për faktin “se numëruesit apo komisionerët ishin të emëruar politikisht, urdhëroheshin politikisht”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>