Balli Kombëtar u tërhiqet për ndryshimin e dy neneve të Kushtetutës për të mundësuar garën e kandidatëve për deputet me lista të hapura.
Në një postim në Facebook, deputeti i Ballit Kombëtar, Artur Roshi shkruan:
“Ndërhyrja në Kushtetutë për hapjen e listave është një inisiativë e sinqertë e Opozitës Parlamentare, por që parashoh se do të ketë një përballje me pandershmërinë e pushtetit.
Kjo lloj ndërhyrjeje, do të thotë ruajtjen e statukuosë, ruajtjen e sistemit bipolar politik që është sot, ruajtjen e sistemit të pengut nga kontrolli absolut i tregut politik.”
29 deputetë të opozitës parlamentare dërguan në Kuvend një draft për ndryshimin e sistemit zgjedhor.Ata kërkojnë ndryshimin e dy neneve të Kushtetutës për të mundësuar garën e kandidatëve për deputet me lista të hapura.