Presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë pritën të hënën krerët e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës në samitin e 10-të të Procesit Brdo-Brijuni në Ljubjana.
Samiti këtë herë u përqëndrua në integrimin e rajonit në BE, por edhe në shtyrjen e BE-së për përparim më të shpejtë me këto vende.
“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që – dhe me të vërtetë së shpejti – të përshpejtojë procesin e pranimit dhe të përfshijë në BE të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke pasur parasysh progresin e arritur nga secili prej vendeve”, thanë udhëheqësit në deklaratën e tyre të përbashkët.
Ata i kërkuan BE të hapte bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ne fuqimisht bëjmë thirrje për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një çështje urgjente, pa vonesa të mëtejshme,” thekson dokumenti i samitit.
Për më tepër, deklarata nënvizoi nevojën për të dhënë llogari për ata që u zhdukën gjatë luftërave Jugosllave. Vetëm në Kosovë, më shumë se 1,600 njerëz janë ende të zhdukur 22 vjet pas luftës me Serbinë.
Nevoja për të hequr regjimin e vizave me “të gjitha” vendet e Ballkanit Perëndimor u theksua gjithashtu në deklaratën e përbashkët si një mënyrë drejt integrimit, megjithëse Kosova është i vetmi vend, i cilit kanë nevojë për viza për të udhëtuar në zonën Shengen.
Në përgatitje të samitit, Presidenti Slloven Borut Pahor vizitoi të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë javës së fundit. Në takimet me homologët e tij, ai theksoi se pranimi në BE do të ndihmojë në forcimin e stabilitetit në rajon dhe për këtë Brukseli duhet të përshpejtojë procesin e pranimit.
Procesi i pranimit në BE është ngadalësuar në vitet e fundit, me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kohët e fundit, Bullgaria vuri veton në hapjen e bisedimeve me Maqedonisë së Veriut mbi mosmarrëveshjet që lidhen me gjuhën dhe identitetin kombëtar. Nëse vetoja vazhdon, Shqipëria mund të preket gjithashtu, duke pasur parasysh që të dy vendet kanë përparuar së bashku deri më tani dhe ndarja e tyre kundërshtohet nga disa shtete anëtare të BE-së.
Shqipëria ka qenë kandidate për pranimin në BE që në vitin 2014. Në vitin 2020, udhëheqësit evropianë deklaruan bisedimet e pranimit të hapura, por vendosën një numër kushtesh që vendi duhet të përmbushë përpara se ai të ulet në të tryezën e bisedimeve të pranimit. Ato përfshinin arrtije në luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, reformën në drejtësi.
Gjatë 7 viteve të fundit, Kryeministri Edi Rama ka fajësuar vazhdimisht vende të veçanta evropiane për bllokimin e progresit të Shqipërisë, për shkak të problemeve të tyre të brendshme.