Një 53 vjeçar, punëtor në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh është plagosur si pasojë e një zjarri në uzinë, mëngjesin e sotëm.
Punëtori i plagosur është dërguar në spital, ndërsa zjarrëfikësit po mundohen të shuajnë zjarrin. Sipas njoftimit të policisë, zjarri ka rënë teksa në uzinë po digjeshin mbetjet toksike të naftës.
Një vit më parë, një punëtor humbi jetën dhe pesë të tjerë u plagosën në po të njëjtën rafineri, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm.
Naftëtarët kanë protestuar dhe janë ankuar në mënyrë të vazhdueshme për kushtet e vështira të punës.
Në shtator 2017, 800 naftëtarët të Ballshit i bënë apel për ndihmë qeverisë pasi në uzinë punohet pa siguri teknike, pa mjekë, pa siguracione dhe në kushtë të vështira që rrezikojnë jetën çdo ditë.