Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se bllokimi i qindra automjeteve në aksin Milot-Lezhë nuk erdhi si pasojë e dëborës por prishjes së automjeteve të tonazhit të rëndë.
Në një deklaratë për mediat, Balluku u shpreh se mediat janë keqinformuar për trafikun e mbrëmshëm në këtë aks.
Ajo shtoi se të gjitha strukturat shtetërore kanë qënë në gadishmëri të shtunën në darkë.
Një ditë më parë, Balluku njoftoi ndalimin deri të hënën të mjeteve të tonazhit të rëndë në akset kombëtare.