
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të padisë për shpifje Çlirim Gjatën për shkak të deklaratës së tij kundra kthimit në port mallrash, portit të karburanteve në Porto Romano.
Ministrja Balluku i quajti shpifje akuzat e PD-së se ky vendim i qeverisë prek sigurinë kombëtare dhe dëmton përpjekjet kundra krimit.
“Janë të njëjtat institucione, që monirojnë anijet që hyjnë si në portin MBM, ashtu dhe portet e tjera detare të vendit.
Pjesa më e madhe e këtyre institucioneve kanë zyra brenda territorit të portit, ose në afërsi të tij, pasi ky port është prej kohësh funksional”.
Gjithashtu, Zonja Balluku tha se:
“Ndryshimet e bëra së fundmi në këtë kontratë janë tërësisht ligjore.
Koncensionari i paguan autoritetit kontraktues, një tarifë koncensioni të barabartë me 2% të xhiros vjetore, që koncensionari grumbullon nga tarifat e aplikuara”.