Balluku: Greva e Albcontroll e paligjshme dhe në dëm të qytetarëve

Nga Exit News
Balluku: Greva e Albcontroll e paligjshme dhe në dëm të qytetarëve

Ministrja e Transporti Belinda Balluku e quajti grevën e 68 punonjësve të Albcotrollit të paligjshme, në shkelje të kodit të punës. Ministrja akuzoi politikën se po organizon një grevë të paligjshme duke bllokuar edhe ardhjen e vaksinave, të cilat duhet të vinin sot:

“Kjo është një fushatë elektorale për të prishur imazhin e vendit. Nëse dikush ëshët i sëmurë nuk kthehet dot në vend, për shakka se punonjësit marrin 2900 dollarë dhe jo 4 000 euro. Personat që kanë vdekur dhe duan të varrosen në vend, nuk do të vijnë dot sepse nuk do Sali Berisha”.

Ajo sqaroi se qeveria nuk ka asnjë lidhje me pagat e kompanisë së monitorimit të trafikut ajror, Albcontroll. Balluku u shpreh se pagat e kontrollorëve përcaktohen nga të ardhurat e krijuara nga vetë kompania në bazë të trafikut ajror, dhe në një marrëveshje me AITA.

“Këto paga nuk janë të lidhura me buxhetin e shtetit, por vendosen në marrëveshje mes AITA dhe ofruesit të navigimit ajror, Albcontroll”, u shpreh ministrja.

Ajo tha kontrollorët i kanë vendosur për të bllokuar trafikun ajror dhe vënë nën presion shtetin shqiptarë si pasojë e uljës së pagës “nga 4000 euro në 2300 euro”.

“Shteti nuk ka përfshirje financiare në kompaninë Albcontroll, nuk merr të ardhura nga Albcontroll dhe nuk i ka dhënë asnjëherë asnjë para. Shtetet nuk kanë asnjë kontakt financiarë me lëvizjen ajrore. Deri në vitin 2019, kanë pasur paga deri në mbi 4 milionë lekë”, sqaroi Balluku.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>