Balluku njofton hapjen e Bypass-it të Vlorës

Nga Exit News
Balluku njofton hapjen e Bypass-it të Vlorës

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi se me 15 korrik do të hapet bypass-i i Vlorës në mënyrë të  përkohshme për sezonin veror për të lehtësuar trafikun e rënduar që krijohet nga Radhima deri tek Kalaja në Vlorë.

Kemi inspektuar të gjithë kantierin dhe për të diskutuar me inxhinierët dhe tekniket për të gjitha problematikat e hasura dhe për ta hapur këtë vepër në mënyrë provizore gjatë periudhës së sezonit. Do të lehtësohet trafiku e një rrugë të rëndësishme nga Radhima te Kalaja në Vlorë.  Më 15 korrik do të hapet së bashku me sezonin turistik”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se Bypass-i i Vlorës ka një gjatësi prej 29 kilometrash, nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>