Banka Botërore ka njoftuar se do të rrisë ndihmën financiare për blerjen dhe shpërndajen e vaksinave kundër COVID-19 në 20 miliardë dollarë, 8 mld më shumë nga një objektiv i mëparshëm prej 12 mld dollarësh.
Presidenti i Bankës Botërore David Malpass tha se banka deri tani ka ndihmuar me më shumë se 4 miliardë dollarë 51 vende në zhvillim për blerjen dhe shpërndajen e vaksinave dhe do të shtojë financimin për 25 vende të tjera së shpejti.
Malpass tha se 41 kërkesa për financim ishin marrë nga vendet afrikane, ku më pak se gjysma e popullsisë janë vaksinuar.
Malpass u bëri thirrje vendeve me doza të tepërta për t’ia shpërndarë ato vendeve në zhvillim.
Banka Botërore po bën presion për transparencë më të madhe nga qeveritë dhe kompanitë farmaceutike rreth kontratave të vaksinave dhe marrëveshjeve, tha ai.
Paketa e financimit të vaksinave të Bankës Botërore mund të përdoret nga vendet për të blerë doza vaksinash përmes COVAX, Ekipit të ri Afrikan të Vaksinave për Blerjen e Vaksinave (AVATT) ose burimeve të tjera.