Banka Botërore uli parashikimin e saj për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2016 nga 3,5 në 3,4 për qind.
Në raportin e saj të muajit janar, Perspektiva Ekonomike Globale, shkruhet se niveli i lartë i kredive të këqija është shqetësues për ekonominë e Shqipërisë.
Nga ana tjetër, niveli i defiçitit buxhetor vlerësohet si pengesë për rritjen ekonomike. Defiçiti buxhetor i Shqipërisë është thelluar gjatë dhjetë viteve të fundit dhe vlerësohet aktualisht në rreth 72, 5 për qind të prodhimit vendas. Ky është niveli më i lartë ndër vendet e rajonit (përjashtuar Greqinë). Banka Botërore rekomandon përshpejtimin e uljes së këtij defiçitit, në mënyrë që rritja ekonomike në vend të jetë e qëndrueshme.
Parashikimi i Bankës për rritjen ekonomike në vitin 2017 dhe 2018 është 3,5 për qind.