Banka e Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje për të marrë hua me afat një vjeçare, në vlerën deri në 400 milionë euro nga Banka Qendrore Evropiane.
Qëllimi i kësaj marrëveshjes është “për të siguruar likuiditet në euro për institucionet financiare shqiptare, për të trajtuar nevojat e mundshme për likuiditet në euro në rast të mosfunksionimit të tregut për shkak të goditjes së shkaktuar nga COVID-19”, njofton për median Banka e Shqipërisë.
“Banka e Shqipërisë do të ketë mundësi të marrë hua nga BQE-ja deri në 400 milionë euro. Maturimi maksimal i çdo tërheqjeje do të jetë tri muaj. Linja e marrëveshjeve të riblerjes (Repo) do të jetë në fuqi deri në fund të muajit qershor 2021, për aq kohë sa nuk do të vendoset një zgjatje e afatit”, sqaron në Banka e Shqipërisë.
Pjesa më e madhe e transaksioneve në vend bëhen në euro, por në periudha paniku dhe krize, qytetarët kanë prirjen ta ruajnë valutën euro. Kjo përbën një problem për Bankën e Shqipërisë, e cila nuk mund ta rrisë praninë e euros në treg sikurse bënë me lekun. Ndaj, Banka për të siguruar likujditet të vazhdueshëm në monedhë të huaj nënëshkruan këto lloj marrëveshjes me bankat e huaja.