Pagesat e kësteve të kredive mund të shtyhen edhe me tre muaj të tjerë. Kryeministri Edi Rama ka rënë dakort me Givernatorin e Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko për një shtyrje të dytë të kësteve të kredive deri në datën 31 gusht 2020. Për këtë shtyrje huamarrësit duhet të bien në dakordësi me bankën.
Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë gjithashtu miratoi masa lehtësuese për bankat e nivelit të dytë, që i lejojnë atyre të ristrukturojnë kreditë e qytetarëve dhe bizneseve deri në 31 dhjetor 2020 pa penalitete.
Kjo shtyrje vjen pas asaj tre mujore të miratuar nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë në muajin mars.