Banka e Shqipërisë do të nxjerrë në treg kartmonedhën e re 10 mijë lek, më 1 korrik. Gjithashtu, Banka do të hedhë në treg edhe prerjen e re të kartmonedhës 1 mijë lek.
Prezantimi i dy kartmonedhave të reja u bë nga guvernatorit Gent Sejko, në një konferencë për shtyp, të martën.
“Prezenca e kësaj prerje më të lartë rrit efikasitetin e BSH edhe për të administruar një stok, për të përballuar raste të rritjes së paparashikuar të kërkesës së tregut”, u shpreh Sejko duke ju refereuar kartmonedhës së re prej 10 mijë lek. Kartmonedha do të ketë figurën e poetit Asdreni, flamurin kombëtar dhe një varg të himnit kombëtar.
Guvernatori tregoi se të dyja kartmonedhat do të kenë “elementin e njohjes nga të verbrit, hologramën e shoqëruar me efekte të ndryshme optike”.