Banka e Shqiperise, me anë të raportit të Stabilitetit Financiar, bën të ditur se shitjet dhe fitimet e bizneseve në vend janë ulur në 6 muajt e parë të vitit 2015.
Në vrojtimin e bërë janë pyetur 714 ndërmarrje, që mbulojnë sektorë kryesorë në ekonomi, me shtrirje në të gjithë vendin. Rreth 51% e bizneseve shprehen se kanë kredi për të paguar. Qëllimet kryesore të marrjes së kredisë janë për shpenzime operative, në sektorin e ndërtimit, dhe për investime afatgjata në sektorin e industrisë dhe shërbimeve.
Sipas vrojtimit, për gjashtëmujorin e dytë të 2015-ës, ndërmarrjet presin rënie të mëtejshme të fitimeve dhe të pagesës së huasë.