Bankat forcojnë kërkesat për dhënien e kredive, shkak pasiguria nga Covid-19

Nga Exit News
Bankat forcojnë kërkesat për dhënien e kredive, shkak pasiguria nga Covid-19

Bankat e vendit kanë shtrënguar kërkesat për dhënien e kredive si për biznesin dhe për individin që prej fillimit të vitit 2020.

Në dy raportet e “Vrojtimit të aktivitetit kreditues”, për vitin 2020, Banka e Shqipërisë shkruan se:

“Në reflektim të situatës dhe pasigurisë së lartë prej pandemisë, bankat aplikuan standarde më të shtrënguara si në kreditë akorduar bizneseve, ashtu edhe në kreditë e dhëna individëve, në të gjitha nënkategoritë përbërëse”.

Kjo vjen për shkak të “perceptimit për një rrezik të shtuar lidhur me aftësinë paguese të kredimarrësit, situatën ekonomike e perspektivën për të, si edhe me kolateralin”. Bankat gjithashtu raportuan edhe ulje të kërkesave për kredi si nga biznesi ashtu edhe nga individi.

Kjo situatë do të vazhdojë edhe në “tremujorin e tretë” në vecanti “për bizneset, veçanërisht në kreditë dhënë për financimin e investimeve”.

Ndërsa, bankat presin që “kërkesa për kredi në tremujorin e tretë të vitit 2020, pritet të jetë më e lartë si nga ana e bizneseve, ashtu edhe nga ana e individëve”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>