
Banorët e Krujës kanë protestuar, të hënën, para bashkisë.
Ata kërkojnë të dinë se kur do të nisë rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, sepse po bëhet gati një vit që jetojnë në çadra ose shtëpi që rrezikojnë të shemben.
Kruja është një prej bashkive më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit, ku qindra familje humbën shtëpitë.
Në një vendim të korrikut, qeveria ka alokuar 2 milionë euro për rindërtimin në Krujë, por ende nuk ka nisur puna për ndërtimin e shtëpive dhe infrastrukturës shoqëruese.