Komuniteti i banorëve të Laguna Blu akuzojnë për evazion fiskal, kompaninë EPIDAM në pronësi të pronarit të TV Klan Aleksandër Frangaj. Përmes një letre drejtuar kryeministrit, banorët e kompleksit Laguna Blu, deklarojnë se janë të gatshmë të ofrojnë prova se kompania në fjalë ka kryer evazion fiskal në kontratat e shitjes së banesave të këtij kompleksi.
Ata i kërkojnë kryeministrit Rama ndërprerjen e menjëhershme të lejës së ndërtimit për kompaninë EPIDAM, pasi pretendojnë se kjo leje është dhënë përmes praktikave korruptive.
Me akuzën për evazion fiskal ndaj kompanisë së Frangajt, banorët e Laguna Blu kanë vënë kryeministrin Rama në provën e legjitimitetit të aksionit pa kompromis kundër ionformalitetit, siç e cilëson Rama këtë aksion të qeverisë.
Vetë kryeministri i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të dënoncojnë çdo lloj shkelje në dhënien e kuponit tatimor për të shmangur evazionin fiskal. Kryeministri Rama ka miratuar me vendim qeverie dhënien e një fondi në dispozicion të qytetarëve që japin informacion për tatimorët për mosdhënie të kuponit tatimor.
Banorët e Laguna Blu e kanë bërë denoncimin e tyre duke akuzuar kompaninë EPIDAM për evazion fiskal. A do të dëshmojë kryeministri Rama të njëjtin vullnet për të degjuar denoncimet e qytetarëve siç dëshmoi vullnet për të arrestuar berberët që nuk prisnin kuponin tatimor?