Banorët e një pallati në Yrshek janë detyruar të kthehen në shtëpitë e dëmtuara rëndë nga tërmeti, pasi Bashkia Tiranë i ndërpreu bonusin e qirasë.
Në një bisedë me përfaqësuesen e PD-së Ina Zhupa, banorët treguan se pas tërmetit, pallati u dëmtua shumë dhe ishte vetë bashkia që urdhëroi largimin e tyre nga aty.
“Na larguan me polici pas tërmetit,” u shpreh një banore.
Më pas, në gusht 2020, bashkia ka ndërprerë qiranë duke detyruar banorët të rikthehen në shtëpitë e dëmtuara.
Ata treguan se bashkia i ka dhënë një një shpërblim minimal, më pak 70 mijë lekë të vjetra për familje, fond i pamjaftueshëm për të bërë punime në shtëpi.
“Na kanë dhënë 700 mijë lekë për riparim shtëpitë brenda. Për çfarë i dua unë ato?!” u shpreh një banore e pallatit.
Zhupa i bëri apel qeverisë Rama që ‘këto ditë që u kanë ngelur qeverisje, t’i shfrytëzojnë për njerëzit.’
Ajo premtoi se pas 25 prillit situata do të ndryshojë, pasi opozita do të vijë në pushtet.