Shkodër, banorët e përmbytur përballë arrogancës së shtetit

Shkodër, banorët e përmbytur përballë arrogancës së shtetit

Sot, banorët e zonave të përmbytura në Shkodër marshuan në rrugët kryesore të qytetit. Ato kërkuan dëmshpërblimin e premtuar nga qeveritë për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në vitet 2010-2011. Banorët iu drejtuan qeverisë me thirrjet “Mos e veço Shkodrën nga pikëpamja politike”.

Vlera e dëmeve, në atë kohë u përllogarit në rreth 30 milionë euro. Megjithëse, si qeveria Berisha dhe ajo Rama i kanë premtuar banorëve kompesim në 100 për qind të vlerës së dëmeve të pësuara, dëmshpërblimet e akorduara për to kanë qenë minimale.

Në vitin 2011, një vit pas përmbytjeve, qeveria Berisha akordoi rreth 7.5 milionë euro për 7 563 familjet e prekura në bashkinë Shkodër; komunat Bushat, Dajç, Velipojë, Bërdicë, Ana e Malit, Rrethina, Qendër Koplik, Gur i Zi, Kastrat, Gruemirë dhe të tjera.

Kryeministri Rama, me ardhjen në pushtet, vendosi të mos u japë para familjeve të prekura, por t’i paguajë atyre detyrimet ndaj KESH-it, duke e cilësuar të mbyllur çështjen e demshpërblimeve. Vlera e akorduar nga qeveria për këtë pagesë shkonte në 1,75 milionë euro. Ndërkohë, për familjet të cilat nuk kishin asnjë detyrim ndaj KESH-it nuk u morr asnjë vendim.

Vlera e akorduar nga të dyja qeveritë, prej vitit 2012 deri në vitin 2015 është sa 45 për qind e vlerës së përgjithshme që qeveria i detyrohet familjeve të prekura nga përmbytjet.

Pavarësisht, protestave të vazhdueshme dhe premtimeve të vazhdueshme nga politikanët, asnjë masë reale nuk është marrë për plotësimin e kërkesave të banorëve të prekur.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>