Drejtuesi i fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike në Elbasan, Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Rama se është tallur me Elbasanin gjatë vizitës së tij të fundit në qytet.
Rama ishte në Elbasan të shtunën ku mori pjesë në disa aktivitete promovuese të investimeve të qeverisë. Gjatë një bashkëbisedimi me qyetetarë u tha se prej vitit 2013 numri i të punësuarve në Elbasan është dyfishuar dhe se për qytetin janë përgatitur plane të mëdha për mandatin e tretë.
Për Bardhin këto janë suksese imagjinare. Ai shkruan në Facebook se “pas 8 viteve të rilindjes, Elbasani është qarku më i varfër në vend, dhe 75 mijë qytetarë janë larguar për shkak të papunësisë, mungesës së shanseve, dhe braktisjes që i ka bërë qeveria qytetarëve”
“Të vetmet që po lulëzojnë, janë kurset private të gjuhëve të huaja, sepse rinia kërkon të largohet”, deklaron Bardhi.