Në vend ka 2500 persona të infektuar me koronavirus në ditë, u shpreh Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një konferencë për shtyp, të martën. Basha ju referua deklaratës së një epidemilogu shqiptarë që jeton jashtë vendit.
Ai tha se shumë qytetarë kanë denoncuar tek PD se ISHP nuk ka ardhur t’i testojë. Kjo shifër, tha Basha “ka arritur në shifra disa herë më të larta”
Gjithashtu, Basha u shpreh se edhe numri iviktimave ëshët disa herë më i lartë se sa raportohet. Ai ngriti shqetësimin për infektimin e mjekëve në spitale, duke thënë se:
“Në spitalin e Matiti raportohet mbyllja e disa pavjoneve për shkak të infektimit të mjekëve. Spitalet e etjera rajonale janë njësoj.
Në të gjitha spitalet kryesore të Tiranës, infektimi dhe karantinimi i mjekëve është kthyer në problem kronik. Ky është kolaps i sistemit”.