Kryetari i PD-së Lulzim Basha u shpreh se 8 vjet më parë, në qeverinë e PD-së, “arsimtarët shqiptarë ishin më të paguarit në rajon”.
“Ndërkohë deri në dhjetor të këtij viti rritja e pagave ishte pak më shumë se sa inflacioni”, u shpreh Basha në një takim me të rinjtë në Vaun e Dejës, të martën.
Ai premtoi se kur te vijë në pushtet “do të rrisë pagat e arsimtarëve shqiptarë”. “Ne brenda 4 vjeçarit do të bëjnë një kampus të përbashkët me universitete evropiane”, për trajnimin e të rinjve.
Basha premtoi se do të hapë mijëra vende pune për të rinjtë në shkencat teknologjike:
“Nuk do të kesh më nevojë të emigrosh por të punosh nga shtëpia, për programim. Paga që merr fillon në nivele 500 euro dhe shkon deri në 3 mijë euro. Do paguhet më shumë se sa Presidenti i Republikës”.