Basha akuza qeverisë: Nuk po merr masa parandaluese, po çon dëm sakrificën e 3 muajve izolim

Nga Exit News
Basha akuza qeverisë: Nuk po merr masa parandaluese, po çon dëm sakrificën e 3 muajve izolim

Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se nuk po merr asnjë masë parandaluese për rritjen e numrit të të infektuarve duke hedhur poshtë izolimin prej 3 muajsh të qytetarëve.

Në një postim në Facebook, pas takimit me mjekë, Basha pohoi se qeveria përdori muajt e izolimit për të vjedhur miliona lekë me tendera sekretë.

“Qeveria është dorëzuar dhe nuk po merr masa parandaluese, duke vendosur në rrezik jetën e qytetarëve. Karantina 3 mujore shërbeu vetëm për vjedhjen e miliona lekëve përmes tenderave sekretë, pasi qeveria nuk mori asnjë masë për kujdesin ndaj qytetarëve pas lehtësimit të kufizimeve.Dështimi me menaxhimin e situatës çoi dëm sakrificën e 3 muajve izolim.”

Basha pohoi se pret që prej marsit përgjigje për pyetjet e mëposhtëme:

  • Sa është numri i kiteve të testimit që ka në dispozicion Shqipëria dhe çfarë po bëhet me sigurimin e tyre?
  • Si po trajtohen të infektuarit që ndodhen në qytete të tjera të vendit?
  •  A po mbështeten financiarisht mjekët dhe infermierët, që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në kushte tejet të vështira?
  •  A ka qeveria në dispozicion fonde për të rritur kapacitetet testuese?

Basha tha se vëmendja e kryeministrit Rama është te” tenderat e PPP korruptive, për të cilat vazhdon të japë fonde, duke i lënë shëndetësinë dhe shqiptarët të vetëm përballë virusit dhe krizës ekonomike.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>