![basha lulzim x Basha akuza qeverisë: Qytetarët në çadra, ministrat darkë në restorantin më të shtrenjtë](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/12/basha-lulzim-770x382-1.jpg)
Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi kryeministri Edi Rama se po lë qytetarët në çadra, ndërsa ministrat e tij darkojnë në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.
Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan:
“Ndërkohë që shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.”
Basha e krahasoi Ramën me Maduron e Venezuelës, duke theksuar se është koha që qytetarët të kenë një qeveri të përgjegjshme.