Basha akuza Ramës: Mashtroi qytetarët për shëndetësinë falas

Nga Exit News
Basha akuza Ramës: Mashtroi qytetarët për shëndetësinë falas

Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se mashtroi qytetarët kur i premtoi shëndetësi falas.

Në një postim në Twitter, Basha citoi një raport të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas së cilit 8 për qind e familjeve shqiptare ranë në varfëri prej shpenzimeve të larta shëndetësore.

“Rama premtoi shëndetësi falas për shqiptarët. Ai gënjeu. OBSH raporton se 8% e familjeve shqiptare ranë në varfëri prej shpenzimeve të larta shëndetësore. Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Shëndetësia dhe ekonomia janë në kolaps.” u shpreh Basha.

Sipas artikullit të OBSH-së, qytetarët shqiptarë i duhet të paguajnë nga xhepi shpenzimet për tu kuruar dhe kjo është një rëndesë e madhe ekonomike për to.

Tetë për qind e familjeve kanë shkuar drejt varfërisë ose gjëndja e tyre ekonomike është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të shpenzimeve për shëndetin.

Pothuaj një e treta e popullsisë janë të pasiguruar dhe i duhet të paguajnë nga xhepi i tyre për çdo shërbim në lidhje me shëndetin.

Qeveria  ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar aksesin në kujdesin parësor për njerëzit e pasiguruar, duke u ofruar atyre kontrolle vjetore falas që prej vitit 2015 dhe vizita falas te mjekët e përgjithshëm në 2017. Këto masa janë të mirëpritura por nuk adresojnë boshllëqet e mëdha në mbulim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>