Basha: Akuzat e Ramës shpifje dhe lojra politike

Nga Exit News
Basha: Akuzat e Ramës shpifje dhe lojra politike

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i quajti shpifje dhe lojra politike akuzat e Kryeministrit Rama se ai ka ndihmuar në mbledhjen e të dhënave për të ashtuquajturën “Shtëpinë e Verdhë”, në Kukës.

Ai anashkaloi tërësisht këtë çështje dhe i kërkoi llogari Ramës pse nuk ka hapur spitalin Covid-4.

“Edi Rama leri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin”, shkroi Basha në një postim në Twitter, më 9 nentor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>