Kreu i PD, Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Rama se po mundohet të fajësojë këdo për marifetet e e tij fundit.
“Në vend që të ndal marifetet e fundit dhe shit blerjen e votës, ai që për 8 vite nuk bëri asgjë mundohet tani të fajësoj këdo por nuk ka për t’ia dal,” u shpreh Basha.
Në një takim në Fier, ai tha më herët se fierakët duhet të votojnë PD për të lartësuar “vlerat e vërteta të familjes, të mirësisë, të pozitivitetit dhe të punës”.
Gjithashtu ai premtoi të sjell në qytet “investime europiane, vende pune të reja, pagat më të mira, siguri për jetën, siguri për të ardhmen, për të hapur rrugën europiane të Shqipërisë…” mes të tjerash.