
Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi kandidatin për deputet të PS-së Fidle Ylli se po grabit tokat në Vorë me justifikimin e procesit të rindërtimit.
“Edhe këtu në Vorë është e njëjta skemë, është e njëjta skemë si kudo në Shqipëri. Njerëzit kaluan dimrin e dytë në çadra ndërkohë që këta bëjnë tendera sekretë, bëjnë tendera fals që i fitojnë gjithmonë kushërinj, vëllezërit apo edhe vetë kompanitë e deputeteve, nga Fidel Ylli tek Sadri Abazi me shokë. E kjo është arsyeja pse e kanë vendosur atë këtu për të deputet”, u shpreh Basha.
Ai premtoi se kjo do të përfundoj në qeverinë e tij.