Basha akuzon Ramën për rritjen e çmimeve të ushqimeve

Nga Exit News
Basha akuzon Ramën për rritjen e çmimeve të ushqimeve

Kreu i PD-së Lulzim Basha denoncoi, të dielën, se gjatë 7 viteve të qeverisë Rama çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë për shkak të keqqeverisjes.

Në një postim në Facebook, Basha ndau një artikull ku shkruhej se Shqipëria renditet e 3-ta në Europë për rritjen e çmimeve të shportës bazë ushqimore.

“Gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë. Durimit i ka ardhur fundi!” shkroi Basha.

Basha premtoi se me ardhjen e tij në pushtet do të luftohen monopolet dhe klientelizmi, për të parandaluar rritjen e çmimeve në kurriz të qytetarëve:

“Ne do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin, dhe do të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, në vend të një qeverie që kujdeset për veten dhe klientët e saj.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>