Basha aludon se do të luftojë për zgjedhje të parakohëshme

Nga Exit News
Basha aludon se do të luftojë për zgjedhje të parakohëshme

Kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha, në një takim me demokratët e Lushnjës, deklaroi se objektivi i tij ishte lufta totale, për të çmontuar “në kohën më të shkurtër të mundshme” regjimin Rama-Doshi dhe për ta çuar vendin “sa më parë drejt zgjedhjeve që do të sjellin zgjidhje“.

Basha e konsideroi betejën e PD-së në 25 prill me betejën e 1991-shit për pluralizëm.

Njësoj si atëherë, ne dolëm pa asnjë pushtet, përveç pushtetit më të madh që të fal Zoti që është pushteti i moralit, i zemrës së pastër, i qëllimeve fisnike dhe të drejta karshi qytetarëve, karshi shqiptarëve, karshi Shqipërisë, karshi atdheut tonë,” u shpreh Basha.

Ai tha se kriminalizimi ishte mjeti politik i Ramës, ndaj demokratët nuk duhet të binin “në grackën apo lojën tinëzare dhe cinike të atyre që e konsiderojnë demode, të vjetruar qëndrimin tonë ndaj kriminalizimit të politikës”.

Duke aluduar për kandidatët e tjerë në garën për kreun e PD-së, Basha shtoi se duheshin refuzuar ata që “vjedhin zgjedhjeve e quajnë sukses dhe hajdutin njeri të suksesshëm”. 

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme