Basha i quan kandidatët e tjerë “pyka” që i shërbejnë Ramës

Basha i quan kandidatët e tjerë “pyka” që i shërbejnë Ramës

Kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha, paralajmëroi të dielën demokratët e Hasit se kandidatët e tjerë për kryetar të PD-së ishin “pyka” të futur nga Rama.

Ai u kërkoi të mos dorëzohen “para atyre që e konsiderojnë 25 prillin fitore të Edi Ramës dhe jo, siç e dini të gjithë ju, masakër zgjedhore kundër Shqipërisë“.

Basha shtoi gara e PD-së mund të kthehej edhe në dizavantazh në luftën ndaj Ramës, por se, një gjë të tillë, ai nuk do ta lejonte kurrë.

Ndaj, në këtë kuadër, nxitimi dhe paqartësia që mund të sundojë zemrën apo mendjen e ndokujt, nuk mund të kthehet në arsye për t’i rënë me shkelm asaj që kemi ndërtuar të gjithë bashkë,” u shpreh ai.

Basha deklaroi se faktimi “në mënyrë institucionale, ligjore, politike, ndërkombëtare”  i masakrës elektorale do të ishte baza e aksioneve të ardhshme politike.

Më herët ai e konsideroi si detyrë patriotike rrëzimin e regjimit Rama-Doshi.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>