Basha anullon takimin elektoral në Fier

Nga Exit News
Basha anullon takimin elektoral në Fier

Kreu i PD-së, Lulzim Basha anulloi të hënën takimin e tij me qytetarët në Fier për shkak të ditës së zisë kombëtare.

Ai kishte planifikuar të takonte qytetarë në këtë qytet. Kandidati për deputet i PD-së, Luan Baçi njoftoi se kreu i PD-së është kthyer nga rruga pas ndarjes nga jeta të ish kryeministrit Bashkim Fino.

Për shkak të ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe deputetit të parlamentit Bashkim Fino, kryetari i PD Lulzim Basha vendosi të shtyjë aktivitetet politike të parashikuara për ditën e sotme në Fier me pjesëmarrjen e tij”

Më herët, PS anulloi takimet e saj elektorale dhe qeveria shpalli ditën e zisë pas vdekjes së Finos.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>