
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i bëri thirrje të premten punonjësve të administartës që të mos kenë frikë të votojnë në 25 prill.
“Policia e Shtetit, FA-të, mësuesit, mjekët infermierët, masivisht drejt kutive të votimit, marshojmë krah për krah për fitoren më të thellë, fitoren më të bukur, fitoren e çdo shqiptari,” u shpreh Basha në një takim elektoral në Lezhë.
Më herët, ai kërkoi të votohej PD-ja “për t’i dhënë fund monopoleve që kanë pasuruar një grup njerëzisht.”
Basha premtoi të anullonte moratoriumin korruptiv të gjuetisë.