Kreu i PD-së, Lulzim Basha i bëri thirrje shqiptarëve të votojnë PD pasi ka një program serioz që do të anëtarësojë vendin në BE.
Gjatë intervistës së tij në emisionin Koha për tu zgjuar, Basha deklaroi se shqiptarët kanë dy mundësi: të zgjedhin dikë që për 8 vite nuk bëri asgjë apo dikë me një plan serioz, i cili garanton një mirëqënie për të gjithë shqiptarët.
“Tani për t’u integruar në BE, kemi 15 kushte, plotësohen, por nga një kryeministër i denjë dhe që ka lidhje. Anëtarësimi në BE do të sjellë rritje të standardit, prandaj anëtarësimi në BE është angazhimi im primar pas 25 prillit.”, u shpreh Basha.