Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha premtoi anullimin e ligjit të arsimit të lartë dhe ndalimin e emigrimti të të rinjve.
Në një takim onlin me studentë dhe përfaqësues të EDS (European Democrat Students), me pjesmarrjen e Carlo Angrisano, president i EDS dhe Tobias Rüttershoff, drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer për Shqipërinë, Basha i bëri apel të rinjve të votojnë opozitën në 25 prill:
“Të shkoni derë më derë tek shokët dhe shoqet tuaja, tek bashkëmoshatarët tuaj dhe jo vetëm edhe tek më të rriturit e t’ju bëni thirrje që gjithë mërzinë, zhgënjimin, mllefin, depresionin ta kthejnë në energji, ta kthejnë në votë dhe në 25 prill të votojnë për Partin Demokratike, të votojnë për ndryshimin”.
Ai i tregoi të rinjve se “që të fitojë rinia shqiptare, duhet të largojmë Edi Ramën pasi ai ka marrë peng fatet e rinisë shqiptare”
Basha u shpreh se me programin e tij elektoral për ekonominë, rininë, arsimin, shëndetësinë, pronën, ka dhënë fjalën se do ta kthejë Shqipërinë në normalitet:
“Me 25 prill të normalizojmë situatën, të rimëkëmbim ekonomin dhe të vendosim çdo të ri e çdo të re shqiptare në qendër të zhvillimit”.