Kryetari i PD-së Lulzim Basha sulmoi sot Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për mos fillimin e hetimeve për tre paditë e PD-së për inceneratorët në vend.
“E vetmja gjë që buçet është kycja e gojës nga SPAK. Do ta harroj ai dhe SPAK që unë do të lodhem duke dalë përditë deri ditën e fundit të Ramës, dhe të kërkoj që SPAK-u të bëj detyrën. Kaq kërkoj unë, opozita dhe qytetarët”, tha ai në konferencën e përditshme për shtyp.
Basha i bëri thirrje kryetarit të SPAK, Kraja të veprojë:
“Zoti Kraja jeni të mbrojtur nga mafia, keni përkrahje euroatlantike, paguheni më mirë se kushdo në rajon. Këto janë që ju të mos kapeni nga mafia e korruptuar. Ju duhet t’i ndëshkoni politikanët e korruptuar. Kraja dhe SPAK hapni gojën dhe tregojuni shqiptarëve që po i vidhet përdite buka e gojës”.