
Kryetari i PD-së Lulzim Basha kujtoi sot 22 vjetorin e “heroit të demokracisë Azem Hajdari”.
Basha pas homazheve në memorialin e Hajdarit tha se:
“Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit është përjetë shembull frymëzimi, për hapjen e rrugës së lirisë, demokracisë, mundësive të barabarta, Shqipërisë si gjithë Europa. I përjetshëm qoftë kujtimi i heroit të demokracisë, simbolit të luftës dhe përpjekjeve për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë”.